RMV, ndryshime në çmimet e derivateve të naftës

Nga sonte në mesnatë çmimet e derivateve do të rriten nga një denarë e gjysmë në dy denarë e gjysmë për litër, transmeton Portalb.mk. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), litri Eurosuper BS-95 rritet për 1,5 denarë, Eurosuper BS-98 dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri rriten për dy denarë për litër, ndërsa […]

RMV, ndryshime në çmimet e derivateve të naftës

Nga sonte në mesnatë çmimet e derivateve do të rriten nga një denarë e gjysmë në dy denarë e gjysmë për litër, transmeton Portalb.mk.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), litri Eurosuper BS-95 rritet për 1,5 denarë, Eurosuper BS-98 dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri rriten për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për 2,5 denarë për litër.

Nga sonte në mesnatë benzina Eurosuper BS-95 do të shitet për 82,5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të jetë 85 denarë për litër, ndërsa çmimi i ri i dizelit do të jetë 76,5 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 75 denarë për litër, si dhe do të rritet çmimi me pakicë i mazutit, i cili nga mesnata do të shitet me çmim prej 46,720 denarë për kilogram.