RMV, subvencione për prodhimin e materialit bazë dhe para-bazë të farës për kulturat e drithërave, ja deri në cilën datë mund të aplikoni

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave fton fermerët që të aplikojnë me kohë për pagesa direkte për prodhimin e materialit bazë dhe para-bazë të farës për kulturat e drithërave, transmeton Portalb.mk. Përfitues nga kjo nënmasë janë njësitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e furnizuesve të materialit farë, dhe të cilat kanë prodhuar dhe […]

RMV, subvencione për prodhimin e materialit bazë dhe para-bazë të farës për kulturat e drithërave, ja deri në cilën datë mund të aplikoni

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave fton fermerët që të aplikojnë me kohë për pagesa direkte për prodhimin e materialit bazë dhe para-bazë të farës për kulturat e drithërave, transmeton Portalb.mk.

Përfitues nga kjo nënmasë janë njësitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e furnizuesve të materialit farë, dhe të cilat kanë prodhuar dhe shitur materialin parabazë dhe bazë të farës për kulturat e drithërave në vitin 2023, në përputhje me Ligjin për farërat dhe materialin fidanor të bimëve bujqësore

Shuma e pagesave direkte për materialin fidanor parabazë të prodhuar dhe të shitur është 20 denarë për kilogram, ndërsa për materialin bazë faror është 10 denarë për kilogram.

Kujtojmë fermerët se afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për subvencione është deri më 30 qershor 2023. Fermerët mund të dorëzojnë aplikime çdo ditë pune në zyrat e njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë ose në mënyrë elektronike përmes faqes së internetit të Agjencisë së Pagesave.