Roberta Metsola: Me Osmanin theksova urgjencën për bashkëpunim, jo konfrontimit

Presidentja e PE-së: Me Osmanin theksova urgjencën për bashkëpunim, jo konfrontimit. Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, pas pritjes që i bëri presidentes Vjosa Osmani në Strasburg, tha se me të ka folur mbi urgjencën e deeskalimit të situatës në veri të vendit. Ajo tha se duhet bashkëpunim dhe jo konfrontim, raporton Express. “Qytetarët e […]

Roberta Metsola: Me Osmanin theksova urgjencën për bashkëpunim, jo konfrontimit

Presidentja e PE-së: Me Osmanin theksova urgjencën për bashkëpunim, jo konfrontimit.

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, pas pritjes që i bëri presidentes Vjosa Osmani në Strasburg, tha se me të ka folur mbi urgjencën e deeskalimit të situatës në veri të vendit.

Ajo tha se duhet bashkëpunim dhe jo konfrontim, raporton Express.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë progres, prosperitet dhe mundësi. Me presidenten Vjosa Osmani, theksuam nevojën urgjente për deeskalim dhe bashkëpunim, jo konfrontimit. Ne i dhamë liberalizimin e vizave dhe jemi gati për mbështetje të mëtutjeshme të rrugës europiane së Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Osmani sot ka mbajtur një fjalim para eurodeputetëve dhe është presidentja e parë e Kosovës që mbajti fjalim në këtë institucion.