Rohde: Pse Lista Serbe nuk ka reaguar për sulmin ndaj gazetarëve

Rohde për sulmin ndaj gazetarëve: Pse Lista Serbe nuk ka reaguar. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar rreth sulmit ndaj gazetarëve të premten në veri. Rohde, përmes një postimi në Tëitter, tha kërkuar përgjigje për mosreagimin e Listës Serbe në lidhje me këtë sulm. Ai shtoi se të gjithë duhet të bëjnë […]

Rohde: Pse Lista Serbe nuk ka reaguar për sulmin ndaj gazetarëve

Rohde për sulmin ndaj gazetarëve: Pse Lista Serbe nuk ka reaguar.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar rreth sulmit ndaj gazetarëve të premten në veri.

Rohde, përmes një postimi në Tëitter, tha kërkuar përgjigje për mosreagimin e Listës Serbe në lidhje me këtë sulm.

Ai shtoi se të gjithë duhet të bëjnë përpjekje për të shtensionuar situatën në veri.

“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e Listës Serbe. Pse? Të gjithë duhet të bëjnë përpjekjet e tyre për të de-përshkallëzuar situatën”, shkroi Rohde.