Rrahja brutale në Gostivar, policia identifikon katër veta

Rrahja brutale në Gostivar, policia identifikon katër veta

Ministria e Brendshme përmes një njoftimi informoi se ka identifikuar tre persona të cilët, sipas një videoje në rrjetet sociale, kanë sulmuar dhunshëm dy të rinj në Gostivar.

Policia shpjegon se personat e identifikuar janë dy të mitur nga Gostivari dhe një 20-vjeçar nga Shkupi.

„Dy të mitur nga Gostivari janë thirrur në stacionin policor për bisedë zyrtare, ndërsa dokumentet e tyre të udhëtimit janë konfiskuar me urdhër të prokurorit publik. Personi i tretë është V.D. (20) nga Shkupi, për të cilin është dërguar njoftim zyrtar në Stacionin Policor në Shkup për procedurë të mëtutjeshme“, njoftoi policia.
Ata theksojnë se ndaj të treve do të zbatohet një procedurë e përshpejtuar para gjykatës sapo të kompletohet dokumentacioni i plotë për rastin. Sipas autoriteteve, sulmi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në rrugën „Borçe Jovanoski“, ku dy të rinj janë goditur me mjete dhe shkopinj druri.

Në rrjetet sociale u shfaq një video-incizim shqetësues nga Gostivari, në të cilin shfaqet një përleshje e ashpër fizike mes një grupi më të madh të rinjsh.

Sipas informacioneve të publikuara, gjatë rrahjes, njëri nga djemtë është goditur në pjesën e kokës, pas së cilës ka rënë në tokë dhe ka mbetur i palëvizshëm.
Përkundër faktit se po shtrihej në rrugë, në incizim shihet se sulmi ka vazhduar me goditje të shumta ndaj trupit të tij, gjë që ka shkaktuar reagime dhe dënime të ashpra në rrjetet sociale.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.