Rreth 20 persona dyshohet se janë helmuar në lokalin Sach Pizza në Prishtinë

Rreth 20 persona dyshohet se janë helmuar në lokalin "Sach Pizza" në Prishtinë
Rreth 20 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një nga pikat e rrjetit të lokaleve Sach Pizza në Prishtinë.
Pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe që nga e premtja po marrin trajtim në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Nga Klinika Infektive kanë konfirmuar se 16 persona janë të hospitalizuar, ndërsa edhe tre të tjerë kanë pranuar trajtim gjatë së dielës.
“Të hospitalizuar janë 16 pacientë që nga e premtja, dhe tre të tjerë kanë ardhur këtë të diel”, ka deklaruar Izet Sadiku, shef i ndërrimit në Klinikën Infektive.
Ai ka shtuar se mjekët janë duke pritur rezultatet e analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e saktë të helmimit dhe për të kuptuar nëse gjendja e pacientëve është shkaktuar nga ushqimi i konsumuar.
Sadiku ka thënë se gjendja aktuale e pacientëve është e mirë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Edhe nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se kanë marrë informatë se disa persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.
“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se më 10.07.2026, Policia ka pranuar një informatë lidhur me dyshimin për helmim nga ushqimi të disa personave. Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse”, kanë thënë nga Policia.
Deri në publikimin e këtij artikulli, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk kanë kthyer përgjigje për këtë rast.
Reporteri.net ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga përfaqësuesit e Sach Pizza, duke telefonuar në numrin e tyre zyrtar, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.
Me pak fjalë
Rreth 20 persona dyshohet se janë helmuar në lokalin "Sach Pizza" në Prishtinë. Nga Klinika Infektive janë konfirmuar 16 pacientë të hospitalizuar dhe tre të tjerë kanë marrë trajtim gjatë së dielës. Policia e Kosovës ka marrë informatë për këtë rast dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk kanë dhënë ende përgjigje, ndërsa përfaqësuesit e "Sach Pizza" nuk janë të qasshëm për koment.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



