Rritet numri i personave që jetojnë vetëm në Gjermani, mbi 20% e popullsisë

Sipas të dhënave të reja nga Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë, 17 milionë njerëz në vend, ose 20.6% e popullsisë, jetojnë vetëm në shtëpitë e tyre. Kjo shifër është rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit, duke u ngjitur nga 17.1% dyzet vite më pare, shkruan DW, transmeton albinfo.ch. Të moshuarit janë grupi më […] The post Rritet numri i personave që jetojnë vetëm në Gjermani, mbi 20% e popullsisë appeared first on Albinfo.

Rritet numri i personave që jetojnë vetëm në Gjermani, mbi 20% e popullsisë

Sipas të dhënave të reja nga Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë, 17 milionë njerëz në vend, ose 20.6% e popullsisë, jetojnë vetëm në shtëpitë e tyre. Kjo shifër është rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit, duke u ngjitur nga 17.1% dyzet vite më pare, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.

Të moshuarit janë grupi më i prekur, ku 34% e personave mbi 65 vjeç jetojnë vetëm, ndërsa për moshën mbi 85 vjeç ky numër shkon në 56%. Ndërkohë, edhe të rinjtë e moshës 25-34 vjeç janë përfaqësuar lart në këtë tendencë, me 28% që jetojnë vetëm. Gratë jetojnë vetëm pak më shpesh se burrat (21.2% kundrejt 20%).

Krahasuar me mesataren e Bashkimit Evropian prej 16.2%, Gjermania ka një normë të lartë të familjeve solo, duke u renditur vetëm pas Lituanisë, Finlandës, Danimarkës, Estonisë dhe Suedisë. Familjet me një person tashmë përbëjnë 41.6% të totalit në vend, dhe parashikohet që kjo përqindje të rritet në 45% deri në vitin 2040.

Megjithatë, jetesa vetëm ka edhe sfidat e veta sociale: një në katër persona që jetojnë vetëm raportojnë ndjenja të shpeshta vetmie, më shumë se mesatarja prej 16.3% në popullsinë e përgjithshme mbi 10 vjeç. Vetmia është veçanërisht e përhapur tek të rinjtë nën 30 vjeç që jetojnë vetëm, ku 36% ndihen shpesh të vetmuar. Në grupmoshën mbi 65 vjeç, ky numër bie në 17.6%.

Gjithashtu, beqarët që jetojnë vetëm janë më të rrezikuar nga varfëria. Në vitin 2023, 29% e tyre ishin në rrezik nga varfëria, pothuajse dyfish më shumë se mesatarja e popullsisë së përgjithshme, transmeton albinfo.ch.

The post Rritet numri i personave që jetojnë vetëm në Gjermani, mbi 20% e popullsisë appeared first on Albinfo.