Rritet numri i të punësuarve në Zvicër

Rritet numri i të punësuarve në Zvicër

Numri i personave të punësuar në Zvicër është rritur gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke arritur në 5.4 milionë në fund të muajit qershor.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i të punësuarve është rritur me 0.8 për qind, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, përcjell albinfo.ch.

Nëse llogariten vendet e punës me orar të plotë, rritja ishte 0.6 për qind. Megjithatë, shkalla e punësimit për personat e moshës 15 deri në 64 vjeç ka rënë lehtë, nga 80 në 79.5 për qind.

Në të njëjtën kohë është rritur edhe papunësia. Sipas standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, shkalla e papunësisë arriti në 4.9 për qind gjatë periudhës prill-qershor, nga 4.6 për qind një vit më parë. Kjo përfaqëson rreth 252 mijë persona të papunë.

Pavarësisht kësaj rritjeje, norma e papunësisë në Zvicër mbetet më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila ishte 5.9 për qind.

Sipas të dhënave të SECO-s, shkalla e papunësisë ishte 3 për qind në prill dhe maj, ra në 2.9 për qind në qershor dhe u rikthye në 3 për qind në korrik.

The post Rritet numri i të punësuarve në Zvicër appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.