Rritja e popullsisë gjermane ngadalësohet në vitin 2024

Popullsia e Gjermanisë është rritur me vetëm 0.1 për qind gjatë vitit 2024, duke shënuar një ngadalësim të ndjeshëm krahasuar me rritjen prej 0.4 për qind të vitit paraprak. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, numri i banorëve në ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian ka arritur në 83.6 […] The post Rritja e popullsisë gjermane ngadalësohet në vitin 2024 appeared first on Albinfo.

Rritja e popullsisë gjermane ngadalësohet në vitin 2024

Popullsia e Gjermanisë është rritur me vetëm 0.1 për qind gjatë vitit 2024, duke shënuar një ngadalësim të ndjeshëm krahasuar me rritjen prej 0.4 për qind të vitit paraprak. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, numri i banorëve në ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian ka arritur në 83.6 milionë, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.

Rritja modeste, si në vitet e kaluara, nuk ka ardhur nga bilanci natyror i lindjeve dhe vdekjeve – pasi më shumë njerëz kanë vdekur sesa janë lindur – por falë imigracionit neto, që mbetet faktori kryesor në rritjen e popullsisë.

Sipas statistikave, rritja ka qenë më e ndjeshme në shtetet perëndimore të vendit, ku është regjistruar një rritje prej 0.2 për qind, ndërsa në shtetet lindore, përjashtuar Berlini, popullsia ka shënuar rënie prej 0.3 për qind. Bavaria kryeson listën e shteteve me rritjen më të madhe, me 73,000 banorë më shumë gjatë vitit. Humbjet më të mëdha të popullsisë janë shënuar në Turingi (-15,000), Saksoni (-12,000) dhe Saksoni-Anhalt (-9,000).

Të dhënat tregojnë gjithashtu një plakje të vazhdueshme të popullsisë gjermane. Grupi i moshës 60 deri në 79 vjeç është rritur me 2.2 për qind, për shkak të futjes në këtë kategori të brezit të “baby boomers”. Popullsia mbi 80 vjeç gjithashtu është rritur me 0.2 për qind. Në total, 30.5 për qind e banorëve të Gjermanisë në fund të vitit 2024 ishin 60 vjeç ose më të moshuar, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, numri i shtetasve të huaj në Gjermani është rritur me 2.3 për qind, duke arritur në 12.4 milionë persona. Turqit përbëjnë diasporën më të madhe me 1.403 milionë, të ndjekur nga ukrainasit (1.085 milion), sirianët (889 mijë), rumunët (771 mijë) dhe polakët (723 mijë).

Autoritetet gjermane kanë theksuar se trendi i plakjes së popullsisë dhe ulja e ritmit të rritjes demografike kërkojnë masa të reja politike, sidomos në fushat e pensioneve, tregut të punës dhe integrimit të migrantëve, për të garantuar qëndrueshmëri sociale dhe ekonomike në të ardhmen, transmeton albinfo.ch.

 

The post Rritja e popullsisë gjermane ngadalësohet në vitin 2024 appeared first on Albinfo.