Rrjedhin fotot e para, mbrojtësi spanjoll po bëhet gati për prezantimin te Barcelona

Barcelona do të prezantoj sot blerjen e re. Inigo Martinez do të jetë transferimi i radhës për Xavi Hernandez. Mbrojtësi i Bilbaos sot ka kryer fotografimin zyrtar te Barça dhe pasdite pritet njoftimi zyrtar. Pas ardhjes së Gundogan , i cili po i përfundonte kontratën me Manchester Cityn, tani do të jetë radha e Iñigo […]

Rrjedhin fotot e para, mbrojtësi spanjoll po bëhet gati për prezantimin te Barcelona

Barcelona do të prezantoj sot blerjen e re. Inigo Martinez do të jetë transferimi i radhës për Xavi Hernandez.

Mbrojtësi i Bilbaos sot ka kryer fotografimin zyrtar te Barça dhe pasdite pritet njoftimi zyrtar.

Pas ardhjes së Gundogan , i cili po i përfundonte kontratën me Manchester Cityn, tani do të jetë radha e Iñigo Martínez, i lirë që prej 30 qershorit tek Bilbao.

Mbrojtësi nënshkruan për dy sezonet e ardhshme, një kontratë jo shumë e gjatë duke marrë parasysh moshën e lojtarit, 32 vjeçar.