Rumani, arrestohen 6 persona/ Të dyshuar se po organizonin grusht shteti në bashkëpunim me Rusinë

Gjashtë persona janë arrestuar në Rumani me dyshimin se janë përpjekur të rrëzojnë qeverinë e vendit me ndihmën e Rusisë. Të dyshuarit u arrestuan në të njëjtën ditë kur Rumania, e cila është anëtare e NATO-s dhe BE-së, i shpalli persona non-grata atasheun ushtarak të Ambasadës së Rusisë dhe zëvendësin e tij. Rumania tha se [...]Read More...

Rumani, arrestohen 6 persona/ Të dyshuar se po organizonin grusht shteti në bashkëpunim me Rusinë

Gjashtë persona janë arrestuar në Rumani me dyshimin se janë përpjekur të rrëzojnë qeverinë e vendit me ndihmën e Rusisë.

Të dyshuarit u arrestuan në të njëjtën ditë kur Rumania, e cila është anëtare e NATO-s dhe BE-së, i shpalli persona non-grata atasheun ushtarak të Ambasadës së Rusisë dhe zëvendësin e tij.

Rumania tha se ata bënë veprime në kundërshtim me rregullat diplomatike, teksa Moska ka thënë se nuk do të përgjigjet ndaj këtij vendimi të rumunëve.

Sipas prokurorisë 5 të pandehur bashkë me një të dyshuar krijuan një grup të organizuar kriminal, me qëllim për ta minuar sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit të Rumanisë, duke e minuar politikisht mbrojtjen e vendit.

Prokurorët thanë se grupi kishte strukturë të llojit ushtarak, dhe pjesë e tij ishte edhe një gjeneralmajor në pension.

Ata thanë se grupi kishte ndërmarrë hapa për biseduar me forca të jashtme në lidhje me tërheqjen e mundshme të Rumanisë nga aleanca ushtarake e NATO-s.

Grupi madje synonte ta instalonte një qeveri të re dhe ta shpërbënte rendin e tanishëm kushtetues, duke prezantuar një flamur të ri, një himn të ri kombëtar dhe duke ndryshuar emrin e vendit./abnews.al