Rusi-SHBA kthejnë të burgosurit/ Stamboll, negociata për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia zbatuan këtë të enjte një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve, marrëveshje këto të shpeshta përgjatë javëve të fundit që prej ardhjes së Donald Trump në Pushtet. Moska liroi për Shtetet e Bashkuara balerinën Ksenia Karelina, një shtetase ruso amerikenane e cila ishte arrestuar në qytetin e Yekatirenburg [...]Read More...

Rusi-SHBA kthejnë të burgosurit/ Stamboll, negociata për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia zbatuan këtë të enjte një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve, marrëveshje këto të shpeshta përgjatë javëve të fundit që prej ardhjes së Donald Trump në Pushtet.

Moska liroi për Shtetet e Bashkuara balerinën Ksenia Karelina, një shtetase ruso amerikenane e cila ishte arrestuar në qytetin e Yekatirenburg shkurt të vitit 2024. Shterasja ruso amerikae ishte arrestuar pasi akuzohej për tradhëti ndaj kombit sepse kishte bërë një donacion prej 50 dollarësh për një organizatë humanitare që ndihmonte civilët në lidhje me luftën në Ukrainë. Ajo ishte dënuar me 12 vite burg në Koloni Penale.

Sekretari Amerikan Marco Rubio shkroi në X se Ksenia Karelina po kthehet në Shtëpi falë punës së presidentit Trump.   Në këmbim Shtetet e Bashkuara raportohet se kanë liruar këtë të mërkurë Arthur Petrov, nje peron me nështetësi të dyfishtë Gjermano- Ruse I cili ishte arrestua në Qipro në vitin 2023.  Ai ishte akuzuar se eksportonte paisje mikroelektronikne ne Rusi për të ndihmuar ushtrinë e Moskës në prodhimin e armëve të dnryshme. Shkëmbimi i të burgosurve u bë në Abu Dhabi në orët e para të së enjtes.

Shkëmbi I të burgosurve mes Moskës dhe Washingtonit erdhi ndërkohë që dy vendet po mbajnë këtë të enjte në Stamboll negociata për rivendosjen dhe përmirësimin e marrdhënieve diplomatike. Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi një ditë më parë se në takimin e delegacionit Rus me atë Amerikan, lufta në Ukrainë nuk do të ishte në rendin e ditës.