Rusia godet ndërtesën e qeverisë/ Viktima e të plagosur, Zelensky: Sanksione të tjera ndaj Moskës
Ndërtesa kryesore e qeverisë ukrainase, Këshilli I Ministrave në Kiev, ishte për herë të parë në shënjestër të sulmeve ruse. Kryeministrja ukrainase tha se katet e sipërme të godinës ishin dëmtuar, ndërsa nga pamjet shihej tym. Ajo apeloi për reagim më të ashpër ndërkombëtar, me sanksione ndaj naftës dhe gazit rus, si dhe kërkoi armë [...]Read More...

Ndërtesa kryesore e qeverisë ukrainase, Këshilli I Ministrave në Kiev, ishte për herë të parë në shënjestër të sulmeve ruse.
Kryeministrja ukrainase tha se katet e sipërme të godinës ishin dëmtuar, ndërsa nga pamjet shihej tym. Ajo apeloi për reagim më të ashpër ndërkombëtar, me sanksione ndaj naftës dhe gazit rus, si dhe kërkoi armë për Kievin.
Nderkohe kryebashkiaku I Kievit, Vitali Klitschko tha se ndertesa mund te jete koditur gabimisht nga nje dron qe u kap nga mbrojtja ajrore e vendit.
Një numër rekord prej 805 dronësh dhe 13 raketash u lëshuan gjatë natës në 18 qytete, përfshirë Kievin, Kharkivin, Dnipron dhe rajonin e Zaporizhias. Qyteti I Lindjes së presidentit Volodymyr Zelensky, Kyivyy Rih u sulmua gjithashtu.
4 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në Odessa, dronët goditën infrastrukturën civile dhe ndërtesat e banimit, duke shkaktuar disa zjarre.
Në Zaporizhia, u godit një ndërtesë punishteje në zonën industriale të qytetit, ku sulmi la viktima dhe te plagosur. Në orët e mëngjesit, alarmet për sulmet ajrore u aktivizuan sërish në të gjitha rajonet e vendit, pas një sulmi të ri me raketa.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha pas sulmeve se çdo gjë që u ra dakord në takimin e Koalicionit të Vullnetit në Paris duhet zbatuar, prat ë vendosen sanksione të reja ndaj Rusisë. Ai shtoi se bota mund t’I detyrojë kriminelët e Kremlinit të ndalojnë vrasjet dhe e vetmja gjë që nevojitet është vullneti politik.
Ndërkohë Rusia tha se Ukraina sulmoi me 69 dronë gjatë natës, ndërsa vetë Kievi konfirmoi se sulmoi tubacionin e naftës të Rusisë në rajonin perëndimor të Bryansk.