Rusia del hapur në mbështetje të nismës zvicerane për neutralitetin

Rusia ka dalë hapur në mbështetje të Nismës për Neutralitetin në Zvicër, e cila do t’i nënshtrohet referendumit kombëtar më 27 shtator, përcjell albinfo.ch.
Në një postim të gjatë në Telegram, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, u bëri thirrje qytetarëve zviceranë që të votojnë “po” për nismën e propozuar nga qarqet e djathta politike, e cila synon të forcojë neutralitetin e Zvicrës.
Interesimi i Rusisë lidhet me një nga pikat kryesore të kësaj nisme, e cila parashikon që Zvicra të mos mund të vendosë sanksione ndaj shteteve të tjera. Nëse miratohet, kjo do të ndikonte edhe te sanksionet që Berna ka vendosur ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Nisma kërkon që neutraliteti i përhershëm i armatosur i Zvicrës të përfshihet në Kushtetutë, me argumentin se ai është dobësuar gjatë viteve për shkak të bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë dhe miratimit të sanksioneve.
Mbetet e paqartë nëse mbështetja publike e Moskës do të ketë ndonjë ndikim në rezultatin e referendumit të 27 shtatorit./Albinfo.ch
The post Rusia del hapur në mbështetje të nismës zvicerane për neutralitetin appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



