Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Odesa

Një person është vrarë dhe të paktën 14 të tjerë janë plagosur, pasi dronët rusë sulmuan gjatë natës Odesën, qytetin ukrainas në Detin e Zi. Si pasojë e sulmeve ruse, janë dëmtuar ndërtesa dhe infrastrukturë hekurudhore, thanë autoritetet lokale dhe prokurorët më 20 qershor. Në Odesa ndodhet porti më i madh i Ukrainës në Detin [...]Read More...

Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Odesa

Një person është vrarë dhe të paktën 14 të tjerë janë plagosur, pasi dronët rusë sulmuan gjatë natës Odesën, qytetin ukrainas në Detin e Zi.

Si pasojë e sulmeve ruse, janë dëmtuar ndërtesa dhe infrastrukturë hekurudhore, thanë autoritetet lokale dhe prokurorët më 20 qershor.

Në Odesa ndodhet porti më i madh i Ukrainës në Detin e Zi dhe ai është kyç për importet dhe eksportet e mallrave. Ky qytet ka qenë nën sulme të vazhdueshme me dronë dhe raketa nga Rusia, që kur Moska nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022.

“Pavarësisht punës aktive të forcave të mbrojtjes ajrore, ka dëme në infrastrukturën civile, përfshirë në ndërtesa banimi, në një institucion të arsimit të lartë, në një gazsjellës dhe në makina private”, tha guvernatori lokal, Oleh Kiper, përmes një postimi në Telegram, ku publikoi edhe fotografi të makinave të djegura dhe ndërtesave të shkatërruara.

Shërbimet lokale të emergjencës thanë se gjatë sulmeve, të paktën dhjetë dronë goditën ndërtesat e banimit, duke shkaktuar zjarre të mëdha.