Rusia ‘sulmon’ avionin e Von der Leyen/ Saboton sistemin “GPS” në bord, piloti përdor harta letre për t’u ulur!
Një sulm hibrid, i cili dyshohet se është kryer nga Rusia shënjestroi të dielën Avionin me të cilin po udhëtonte presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen nga Varshava, Kryeqyteti Polak drej Bullgarisë. Financial Times duke cituar burime të ndryshme nga Sofja Zyrtare, shkruan se Avioni I Presidentes së Komisonit Europian pati probleme me [...]Read More...

Një sulm hibrid, i cili dyshohet se është kryer nga Rusia shënjestroi të dielën Avionin me të cilin po udhëtonte presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen nga Varshava, Kryeqyteti Polak drej Bullgarisë. Financial Times duke cituar burime të ndryshme nga Sofja Zyrtare, shkruan se Avioni I Presidentes së Komisonit Europian pati probleme me sistemin e Navigimit Satelitor gjatë uljes së tij në Bullgari.
Për më shumë se 40 minuta, të gjitha sinjalet GPS në zonën e Aeroportit të Plovdivit në Sofje u bllokuan plotësisht. Piloti i Avinit nuk pati mundësinë të përdorte teknologjinë e Navigimit Satelitor GPS për të ulur Avionin duke bërë kështu që ai të bënte xhiro në ajër.
Ulja e Avinit u bë e mundur nëpërmjet përdorimit të hartave tradicionale dhe mjeteve manual pas qëndrimit për rreth një orë në ajër.
Autoritetet bullgare të trafikut ajror e konfirmuan incidentin, duke theksuar se që nga shkurti i vitit 2022 janë shtuar rastet e bllokimit dhe manipulimit të sinjaleve satelitore, të cilat paraqesin rrezik serioz për sigurinë e fluturimeve.
Zyrtarët e Bashkimit Euripian dhe të Bullgarisë dyshojnë se bëhet fjalë për një ndërhyrje të qëllimshme, e ashtuquajtur “GPS jamming”, ose e thënë ndryshe bllokim i sinjaleve satelitore. Ky lloj veprimi është përdorur shpesh nga Rusia në zonat pranë kufijve të saj, si pjesë e luftës hibride, sepse pengon avionët, anijet dhe njerëzit që mbështeten te navigimi satelitor.
Von der Leyen ndodhej në Bullgari për të takuar kryeministrin e këtij vendi dhe për të vizituar një fabrikë municionesh. Ajo deklaroi se Rusia përbën ende kërcënim dhe se Bashkimi Evropian duhet të përgjigjet me mbrojtje më të fortë.
Pas vizitës, presidentja e Komisionit Evropian u largua nga qyteti Plovdiv me të njëjtin avion, pa probleme të tjera./abcnews.al