Ruzhdi Shehu: Fitore pa balotazh me 12 tetor – premtimet e partive tjera të pasinqerta, nuk e votuan as buxhetin
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili po synon edhe një mandat, ka thënë se sot ka dështuar të miratohet buxheti i Komunës për vitin 2026, meqë asambleistët nga AAK dhe VV nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme. Shehu ka thënë se këto parti e kanë gojën plot me premtime elektorale të mëdha, […]

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili po synon edhe një mandat, ka thënë se sot ka dështuar të miratohet buxheti i Komunës për vitin 2026, meqë asambleistët nga AAK dhe VV nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme.
Shehu ka thënë se këto parti e kanë gojën plot me premtime elektorale të mëdha, mirëpo asnjë projekt në Junik nuk do mund të realizohet sepse vet ata sot nuk e miratuan buxhetin, teksa i ka quajtur premtimet e tyre të pasinqerta.
Ai është shprehur i bindur se do të fitojë pa balotazh në zgjedhjet e 12 tetorit në Junik.
“Mirëpo fitorja e LDK në Junik më 12 Tetor do të jetë madhështore. Për këtë arsye duhet të votohen edhe kandidatët tanë për Kuvendin Komunal. Balotazh nuk do të ketë dhe LDK në Junik do të vazhdoj +4.”, ka shkruar Shehu.
Postimi i plotë:
Të dashur junikas,
Sot Kuvendi Komunal i Junikut ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ka qenë miratimi i buxhetit të Junikut për vitin 2026.
Asambleistët nga partitë AAK dhe VV nuk kanë qenë prezent në këtë mbledhje. Për pasojë nuk ka pasur kuorum dhe nuk është miratuar buxheti i Komunës për vitin 2026.
Paradoksalisht, këto parti e kanë gojën plot me premtime elektorale të mëdha. Mirëpo asnjë projekt në Junik nuk do mund të realizohet sepse vet ata sot nuk e miratuan buxhetin. Prandaj edhe premtimet e tyre janë të pasinqerta.
Mirëpo fitorja e LDK në Junik më 12 Tetor do të jetë madhështore. Për këtë arsye duhet të votohen edhe kandidatët tanë për Kuvendin Komunal.
Balotazh nuk do të ketë dhe LDK në Junik do të vazhdoj +4.
#LDK113
#ruzhdishehu
#JunikuPërtej