Ruzhdi Shehu: Në mandatin e dytë do ta rregullojmë shtratin e Erenikut sipas standardeve ndërkombëtare
Kryetari aktual i Komunës së Junikut dhe kandidati për një mandat të dytë, Ruzhdi Shehu, ka premtuar zgjidhje konkrete për problemin e shtratit të lumit Erenik. “Shehu ka akuzuar qeverisjet e kaluara për keqmenaxhim të miliona eurove në emër të projektit për rregullimin e shtratit të lumit Erenik.” “Qeverisja e kaluar e 12 viteve në […]
Kryetari aktual i Komunës së Junikut dhe kandidati për një mandat të dytë, Ruzhdi Shehu, ka premtuar zgjidhje konkrete për problemin e shtratit të lumit Erenik.
“Shehu ka akuzuar qeverisjet e kaluara për keqmenaxhim të miliona eurove në emër të projektit për rregullimin e shtratit të lumit Erenik.”
“Qeverisja e kaluar e 12 viteve në Junik, ka shpenzuar me miliona euro në emër të shtratit të lumit Erenik. Mirëpo shtratit i Erenikut sot është më keq se kurr më parë. Ky është rezultati kur nuk punohet me ndershmëri dhe me profesionalizëm,” ka deklaruar ai.
Në vazhdim, Shehu është zotuar se gjatë mandatit të tij të dytë, ky problem do të zgjidhet përfundimisht.
“Sidoqoftë, në mandatin tonë të dytë do të zgjidhim edhe këtë problem një herë dhe përgjithmonë. Gjatë mandatit tonë të dytë, shtrati i lumit Erenik do të rregullohet me standardet e fundit ndërkombëtare.”
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Junikut për mbështetje në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se kthimi i komunës në duart e të kaluarës do të ishte hap prapa për zhvillimin e saj.
“Prandaj nevojitet mbështetja e secilit prej jush, në mënyrë që Juniku të mos rikthehet në duart e atyre që trupin e kanë në Junik e kokën në Deçan. Prandaj asnjë projekt nuk e kanë realizuar siç duhet, por vetëm e kanë dëmtuar buxhetin dhe imazhin e Junikut.