Sara dërgon një mesazh të fshehur në ditëlindjen e PM?

Dje ishte një ditë e veçantë për DJ PM, i cili festoi ditëlindjen mes urimesh të shumta nga kolegë, miq dhe njerëz të afërt. Megjithatë, ajo që ra menjëherë në sy të ndjekësve ishte mungesa e një urimi publik nga partnerja e tij, Sara Berisha – një detaj që nxiti komente dhe dyshime të menjëhershme. […]

Sara dërgon një mesazh të fshehur në ditëlindjen e PM?

Dje ishte një ditë e veçantë për DJ PM, i cili festoi ditëlindjen mes urimesh të shumta nga kolegë, miq dhe njerëz të afërt.

Megjithatë, ajo që ra menjëherë në sy të ndjekësve ishte mungesa e një urimi publik nga partnerja e tij, Sara Berisha – një detaj që nxiti komente dhe dyshime të menjëhershme.

Në një botë ku çdo gjest, story apo caption lexohet si sinjal, ndjekësit nisën të pyesin nëse mungesa e një urimi do të thoshte më shumë se sa duket: a janë ende bashkë?

A ka krisje mes çiftit që dikur ndau çdo moment me publikun?

Por, Sara duket se ka zgjedhur një mënyrë më të heshtur – por jo të rastësishme – për të dhënë një sinjal.

Në postimin e saj të fundit në Instagram, ajo ka përdorur një këngë të DJ PM si sfond muzikor.