Saranda me fluks turistëah gjatë fundjavës
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar pamje nga plazhet e Sarandës, ku gjatë fundjavës është shënuar një tjetër fluks i madh vizitorësh, si vendas ashtu edhe të huaj. Saranda vazhdon të jetë ndër destinacionet më të preferuara të verës, për shkak të ujërave të pastra kristal, shërbimeve turistike që po përmirësohen dhe mikpritjes karakteristike […] The post Saranda me fluks turistëah gjatë fundjavës appeared first on Albinfo.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar pamje nga plazhet e Sarandës, ku gjatë fundjavës është shënuar një tjetër fluks i madh vizitorësh, si vendas ashtu edhe të huaj.
Saranda vazhdon të jetë ndër destinacionet më të preferuara të verës, për shkak të ujërave të pastra kristal, shërbimeve turistike që po përmirësohen dhe mikpritjes karakteristike që e ka dalluar gjithmonë.
Numri i lartë i turistëve në këtë qytet jugor tregon jo vetëm rritjen e popullaritetit të Rivierës shqiptare, por edhe ndikimin pozitiv që turizmi po ka në ekonominë lokale.
Gjatë viteve të fundit, Shqipëria është renditur shpesh në mediet ndërkombëtare si një nga destinacionet më të pëlqyera për turistët e huaj, ku veçohen qytete si Ksamil, Sarandë dhe Vlorë.
VIDEO:
https://fb.watch/AYDt9Wuh1E/
The post Saranda me fluks turistëah gjatë fundjavës appeared first on Albinfo.