Sasia e madhe e armatimit në Zveçan dyshohet se është i politikanit serb Arsenijeviq

Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi te madhe armatimi në fshatin Vallaq të Komunës së Zveçanit. Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuara zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani. “Pas pranimit të informacionit se në një lokacion të caktuar ka mundësi që të ketë armë, Policia e Kosovës ka reaguar

Sasia e madhe e armatimit në Zveçan dyshohet se është i politikanit serb Arsenijeviq

Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi te madhe armatimi në fshatin Vallaq të Komunës së Zveçanit.

Rastin e ka konfirmuara zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Pas pranimit të informacionit se në një lokacion të caktuar ka mundësi që të ketë armë, Policia e Kosovës ka reaguar dhe gjatë bastisjes në fshatin Vallaq, Komuna Zveçan, në një shtallë të kuajve kemi hasur  në një sasi të madhe armatimi. Armët, municioni, granatat e dorës dhe Zollat janë gjetur në dy gypa të plastikës të vendosur nën tokë”, ka thënë Elshani.

Sipas informatave të bëra publike nga ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, vendi ku është gjetur ky armatim i rëndë është një objekt që i përket politikanit serb Aleksandar Arsenijeviq, një emër i njohur në skenën politike të veriut të Kosovës.

Gjatë bastisjes prezent ishin përpos njësive adekuate policore edhe US-KFOR dhe njësi monitoruese nga EULEX.