Schaffhauseni planifikon heqjen e anglishtes së hershme nga shkollat

Ndryshe nga dia kantone tjera gjermanishtfolëse që kanë vendosur të heqin frengjishten... The post Schaffhauseni planifikon heqjen e anglishtes së hershme nga shkollat appeared first on Albinfo.

Schaffhauseni planifikon heqjen e anglishtes së hershme nga shkollat

Drejtori i Arsimit i kantonit të Schaffhausenit dëshiron të heqë anglishten e hershme në shkollën fillore dhe jo frëngjishten e hershme siç po ndodhë në kantonet e tjera.

Në një intervistë me gazetën “Schaffhauser Nachrichten”, ai është shprehur se “Mësimi i anglishtes është më i lehtë për nxënësit, kështu që mësimdhënia e saj në nivelin e mesëm të lartë është e mjaftueshme”.

Siç dihet, kantonet e Cyrihut, St. Gallenit dhe Appenzell Ausserrhodenit kanë vendosur të heqin frëngjishten e hershme për shkak të rezultateve të dobëta të të nxënit, transmeton albinfo.ch.

Këshilli Federal menjëherë ka qortuar kantonet në fjalë. Ai, nëse është e nevojshme, synon t’i detyrojë ata të vazhdojnë mësimin e një gjuhe të dytë kombëtare në nivelin fillor.

 

The post Schaffhauseni planifikon heqjen e anglishtes së hershme nga shkollat appeared first on Albinfo.