Scholz: Propozimi i Trump për të zhvendosur palestinezët nga Gaza është i papranueshëm
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se propozimi i presidentit amerikan Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Egjipt ose Jordani është “i papranueshëm” dhe përsëriti mbështetjen e tij për një zgjidhje të bazuar në dy shtete, Izraeli dhe Palestina. “Çdo plan zhvendosjeje, ideja se qytetarët e Gazës do të dëbohen prej andej në [...]Read More...

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se propozimi i presidentit amerikan Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Egjipt ose Jordani është “i papranueshëm” dhe përsëriti mbështetjen e tij për një zgjidhje të bazuar në dy shtete, Izraeli dhe Palestina.
“Çdo plan zhvendosjeje, ideja se qytetarët e Gazës do të dëbohen prej andej në Egjipt apo Jordani, janë të papranueshme”, tha Scholz.
Ai përsëriti mbështetjen e tij për një zgjidhje me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët do të jetojnë në paqe krah për krah, por se Autoriteti Palestinez duhet të marrë përgjegjësinë për Gazën, raporton Reuters.
“Shpresa e brishtë për paqen që tani është e mundur nuk duhet të humbasë”, tha Scholz, duke iu referuar marrëveshjes së fundit të armëpushimit.
Disa milionë palestinezë jetojnë tashmë në Jordani, dhe dhjetëra mijëra prej tyre janë në Egjipt dhe qeveritë e të dy vendeve refuzuan propozimin e Trump.
Gjermania është ndër furnizuesit kryesorë të armëve për Izraelin dhe eksportet u rritën 10 herë në vitin 2023, vit kur filloi lufta në Gaza./abcnews.al