“Se fiton dot kurrë betejën”, Elia Zaharia flet sërish për divorcin nga Princ Leka

Aktorja e njohur Elia Zaharia ishte e ftuara e radhës në emisionin “ArtKand” në Top Channel, ku prezantoi librin e saj më të ri për fëmijë, “Perla dhe Dreri i Artë”. Ajo e përshkroi këtë projekt si fryt të një periudhe të ngarkuar dhe të trazuar në jetën e saj personale, që për të ka […]

“Se fiton dot kurrë betejën”, Elia Zaharia flet sërish për divorcin nga Princ Leka

Aktorja e njohur Elia Zaharia ishte e ftuara e radhës në emisionin “ArtKand” në Top Channel, ku prezantoi librin e saj më të ri për fëmijë, “Perla dhe Dreri i Artë”. Ajo e përshkroi këtë projekt si fryt të një periudhe të ngarkuar dhe të trazuar në jetën e saj personale, që për të ka qenë një lloj “kakofonie”.

Në bisedën me gazetaren Jetona Koçibelli, Elia u ndal edhe te jeta e saj private, duke folur hapur për ndarjen nga Princ Leka dhe për mënyrën se si ka përballuar sfidat e asaj periudhe.

“E gjithë jeta ka ditë për ditë sfidat dhe ulje-ngritjet e veta. Nuk është asnjëherë betejë e fituar sepse jeta të rrëzon dhe të ngre.

Ajo që është e rëndësishme është që njeriu sa herë të ngrihet të mos harrojë të ngrihet njeri. Sepse dhimbja apo sfidat që kalojmë ndonjëherë e shuajnë dritën dhe dashurinë që duhet t’i qasemi jetës, njerëzve, punës, dhe unë këtë jam munduar të bëj.”-u shpreh ajo.

Pas një periudhe tensionesh dhe përplasjesh të bëra publike, Elia i dha fund martesës me Princ Lekën. Megjithatë, duket se ajo ka gjetur forcën për ta kthyer këtë përvojë në burim frymëzimi, duke e kanalizuar energjinë në krijimtari dhe projekte të reja personale.

“Perla dhe Dreri i Artë” është shembulli më i fundit i kësaj qasjeje. Një libër për fëmijë që ndërthur imagjinatën dhe ndjeshmërinë e autores, duke përcjellë mesazhe pozitive e edukative për lexuesit e vegjël.