LIVE/ Seanca për zgjedhjen e Qeverisë, Kurti prezanton kabinetin, në sallë 70 deputetë

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Në sallë janë të pranishëm 70 deputetë.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi se janë përmbushur kushtet për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.
Vonohet nisja e seancës për zgjedhjen e Qeverisë së re
(E përditësuar) Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së re, e thirrur për në orën 14:00, ende nuk ka nisur.
Deputetët e Listës Serbe janë të pranishëm në sallë, ndërsa PDK-ja dhe Aleanca kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancë.
PDK-ja ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ndërsa deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, e ka cilësuar procesin jokushtetues.
Në rendin e ditës është vetëm një pikë – zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



