Securitas ka shkelur 20.000 herë Ligjin e Punës

Securitas ka shkelur 20.000 herë Ligjin e Punës

Firma e njohur zvicerane e sigurisë Securitas ka shkelur ligjin e punës gjithsej 20,000 herë, sipas një hulumtimi nga SRF Investigativ dhe SRF Data.

Rreth 900 punonjës të saj janë prekur dhe janë detyruar të punonin me orë të tepërta ose shumë më shpesh sesa lejohet me ligj, transmeton albinfo.ch.

Të dhënat mbulojnë vitet 2023 deri në 2025 dhe përqendrohen vetëm në rajonin e Zvicrës Qendrore.

Securitas duke ju përgjigjur gjetjeve në fjalë deklaron se nuk përjashton gabimet, por pohon se nuk e ka shkelur ligjin e punës në asnjë mënyrë, as në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe as në mënyrë sistematike.

Megjithatë, Securitas gjithashtu pranoi gabimet, duke pranuar se praktikat e saj ndonjëherë ishin në kundërshtim me parimet themelore të ligjit të punës dhe vlerat e brendshme.

The post Securitas ka shkelur 20.000 herë Ligjin e Punës appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.