Sekretari i Jashtëm britanik viziton Kievin, takim me presidentin ukrainas

Sekretari i Jashtëm britanik David Lamy do të vizitojë sot Ukrainën dhe gjithashtu pritet të njoftojë për sigurimin e ndihmës shtesë për Kievin prej 55 milionë eurosh Gjatë vizitës së tij, e dyta që nga marrja e detyrës si sekretar i jashtëm britanik, Lamy do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë për të diskutuar se [...]Read More...

Sekretari i Jashtëm britanik viziton Kievin, takim me presidentin ukrainas

Sekretari i Jashtëm britanik David Lamy do të vizitojë sot Ukrainën dhe gjithashtu pritet të njoftojë për sigurimin e ndihmës shtesë për Kievin prej 55 milionë eurosh

Gjatë vizitës së tij, e dyta që nga marrja e detyrës si sekretar i jashtëm britanik, Lamy do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë për të diskutuar se si Britania dhe partnerët e saj ndërkombëtarë mund të vazhdojnë të mbështesin Kievin.

Vizita e Lamy-t vjen pasi Ukraina kërkon të ndërtojë lidhje më të ngushta me administratën e re amerikane, pasi Donald Trump ka thënë se dëshiron t’i japë fund luftës me Rusinë.