Sekretari Rubio mbërrin në Izrael, vizita e tij e parë në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka mbërritur në Tel Aviv për vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme. Kjo vizitë vjen si pjesë e angazhimeve të tij me zyrtarë të lartë për të promovuar interesat e SHBA-së në avancimin e bashkëpunimit rajonal, stabilitetit dhe paqes, njoftoi Ambasada e SHBA-së në Izrael. Ai [...]Read More...

Sekretari Rubio mbërrin në Izrael, vizita e tij e parë në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka mbërritur në Tel Aviv për vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme.

Kjo vizitë vjen si pjesë e angazhimeve të tij me zyrtarë të lartë për të promovuar interesat e SHBA-së në avancimin e bashkëpunimit rajonal, stabilitetit dhe paqes, njoftoi Ambasada e SHBA-së në Izrael.

Ai nesër pritet të takohet me Benjamin Netanyahun, shkruan Sky News,.

Ndërsa vizita e tij vjen pas një propozimi nga Donald Trump për të zhvendosur palestinezët në Gaza.

Trump së pari paraqiti sugjerimin që Egjipti dhe Jordania duhet të pranojnë palestinezët nga Gaza më 25 janar, një propozim që ata e kundërshtuan fuqishëm.