Sekuestrohen pasuri luksoze dhe armë/ Policia arreston babë e bir për fajde dhe detyrim në Gjilan, një tjetër në kërkim

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy persona në Gjilan nën dyshimin e veprës penale të “Fajdës dhe Detyrimit”. Mefail dhe Edonis Shkodra u arrestuan sot, ndërsa një person i tretë i njohur si Albert Malisheva, është ende në kërkim si të dyshuar për të njëjtin rast. Autoritetet e sigurisë dyshojnë se personat e arrestuar […]

Sekuestrohen pasuri luksoze dhe armë/ Policia arreston babë e bir për fajde dhe detyrim në Gjilan, një tjetër në kërkim

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy persona në Gjilan nën dyshimin e veprës penale të “Fajdës dhe Detyrimit”. Mefail dhe Edonis Shkodra u arrestuan sot, ndërsa një person i tretë i njohur si Albert Malisheva, është ende në kërkim si të dyshuar për të njëjtin rast.

Autoritetet e sigurisë dyshojnë se personat e arrestuar kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj një viktime me qëllim përfitimin financiar nga veprimet e tyre të paligjshme, duke shkaktuar dëme materiale në vlerë prej mbi 600,000 euro për viktimën.

Jeta e luksoze e “fajdexhinjve”

Jeta luksoze e të dyshuarve është e dukshme nga profilet e tyre në rrjetet sociale. Makinat e shtrenjta, orët e kushtueshme, veshjet e markave të njohura dhe aksesorët prej ari janë të ekspozuara në postimet e tyre. Të dyshuarit Mefail dhe Edonis Shkodra, veçanërisht, janë të njohur për pasionin e tyre për makina që kushtojnë qindra mijëra euro. Orët që mbanin në duar kushtonin jo më pak se €1,000 secila.

Pas arrestimit, babai dhe biri u ndaluan me urdhër të Prokurorit për 48 orë.

“Gjatë operacionit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve”, njoftoi PK.

Edhe Albert Rexhepi, i njohur si Albert Malisheva, gjithashtu bënte një jetë të madhe luksoze. Makina të shtrenjta, orë të markave më luksoze dhe pushime në vende të ndryshme janë të përhershme në postimet e tij në rrjetet sociale.

Të dyshuarit me “qëndrime” të ndryshme politike
Bazuar në fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale, të dyshuarit për fajde, Mefail Shkodra dhe Albert Malisheva kishin simpati për parti të ndryshme politike.

Shkodra ishte simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje të Kryeministrit Albin Kurti dhe në një foto shfaqej përkrah tij dhe presidentes Vjosa Osmani e burrit të saj, Prindon Sadriu.

Ndërsa Albert Malisheva ishte një mbështetës i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe publikonte fotografi në mbështetje të partisë që drejtohet nga Lumir Abdixhiku. Ai shprehte mbështetje edhe për nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri.