“Selfie e kushtueshme në muze”/ Dy turistë dëmtojnë një vepër arti të mbuluar me kristale Swarovski (Video)
Kur dëshira për një foto tejkalon arsyen, pasojat mund të jenë të rënda. Dy turistë, gjatë një vizite në muzeun Palazzo Maffei në Verona, kanë dëmtuar një vepër arti bashkëkohor, teksa përpiqeshin të realizonin një fotografi pranë saj. Objekti në fjalë ishte një karrige e mbuluar me kristale Swarovski, pjesë e krijimtarisë së artistit Nicola [...]Read More...

Kur dëshira për një foto tejkalon arsyen, pasojat mund të jenë të rënda. Dy turistë, gjatë një vizite në muzeun Palazzo Maffei në Verona, kanë dëmtuar një vepër arti bashkëkohor, teksa përpiqeshin të realizonin një fotografi pranë saj.
Objekti në fjalë ishte një karrige e mbuluar me kristale Swarovski, pjesë e krijimtarisë së artistit Nicola Bolla, të cilën muzeu e përshkruan si “jashtëzakonisht të brishtë”. Pamjet filmike të publikuara nga muzeu tregojnë dy vizitorët duke pozuar për fotografi – fillimisht gruaja, e cila shtiret sikur po ulet pa e prekur karrigen, dhe më pas burri, që ulet realisht mbi të, duke e dëmtuar strukturën.
Pas incidentit, të dy turistët largohen me nxitim nga salla, ndërsa ngjarja shkaktoi panik te vizitorët dhe trazim në ambientet e muzeut. Videoja u bë virale në rrjetet sociale gjatë fundjavës, duke nxitur reagime të shumta.
Muzeu e ka cilësuar episodin si “makthin e çdo muzeu” dhe ka bërë kallëzim pranë policisë, ndonëse nuk ka dhënë një datë të saktë për këtë veprim. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur gjatë katër javëve të fundit dhe vepra tashmë është restauruar.
Ky incident ngre sërish pyetje mbi nevojën për masa më të forta sigurie në institucionet kulturore, si dhe për ndërgjegjësimin e vizitorëve mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë artistike.
/abcnews.al