Serbët bllokojnë kufirin në Jarinje dhe Merdare: MPJD del me detaje

U raportua se në anën serbe të kufirit respektivisht në pikat kufitare Jarinjë dhe Merdare, se nuk është i kalueshëm për mjetët që hyjnë nga Kosova. E për këtë ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Diasporës që ka thënë se në këto dy pika kufitare në anën serbe nuk mund të kalojnë […]

Serbët bllokojnë kufirin në Jarinje dhe Merdare: MPJD del me detaje

U raportua se në anën serbe të kufirit respektivisht në pikat kufitare Jarinjë dhe Merdare, se nuk është i kalueshëm për mjetët që hyjnë nga Kosova.

E për këtë ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Diasporës që ka thënë se në këto dy pika kufitare në anën serbe nuk mund të kalojnë autobusët dhe kamionët për shkak të protestave që po mbahen nga serbët matan kufirit.

Nga MPJD thonë se momentalisht nuk është I sigurt as kalimi me vetura në këto dy pika kufitare.

“Ju njofton se në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurtë për momentin as kalimi i veturave”, thuhet në njoftimin e ministrisë.