Serbia në Shqipëri me kuzhinier, vendoset në një hotel 10 kilometra larg Tiranës
Kombëtarja serbe, e drejtuar nga trajneri Dragan Stojkoviç, do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 14:00. Serbia do të akomodohet në një hotel pranë stadiumit “Arena Kombëtare”, ku do të zhvillohet edhe ndeshja. Sapo të zbresin në Shqipëri, serbët do të jenë të shoqëruar nga masa të rrepta sigurie të Policisë së Shtetit, për të […]

Kombëtarja serbe, e drejtuar nga trajneri Dragan Stojkoviç, do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 14:00.
Serbia do të akomodohet në një hotel pranë stadiumit “Arena Kombëtare”, ku do të zhvillohet edhe ndeshja.
Sapo të zbresin në Shqipëri, serbët do të jenë të shoqëruar nga masa të rrepta sigurie të Policisë së Shtetit, për të parandaluar çdo incident të mundshëm.
Përveç forcave shqiptare, skuadra serbe do të ketë edhe stafin e saj të sigurisë. Ndërkohë, me ekipin ka udhëtuar edhe kuzhinieri personal, më shumë se mosbesimi ndaj ushqimit të hotelit, duket se serbët kanë nevojë për kalori , në prag të një ndeshjeje vendimtare për fatet e Grupit K.