Sërish përplasje mes Bardhit dhe menaxherit, reagon Sara: Shqetësim i paimagjinueshëm

Konflikti mes Bardhit dhe menaxherit të tij Jetmir Agaj duket se nuk ka përfunduar. Pas daljes nga BBV, Bardhi u përfshi në një konflikt me menaxherin e tij, ku këngëtari nuk kishte akses në ‘Instagram’. Kur dukej se gjërat ishin sqaruar dhe këngëtari morri përsëri faqen e tij, ‘plasi’ sërish. Bardhi ka humbur përsëri faqen […]

Sërish përplasje mes Bardhit dhe menaxherit, reagon Sara: Shqetësim i paimagjinueshëm

Konflikti mes Bardhit dhe menaxherit të tij Jetmir Agaj duket se nuk ka përfunduar. Pas daljes nga BBV, Bardhi u përfshi në një konflikt me menaxherin e tij, ku këngëtari nuk kishte akses në ‘Instagram’.

Kur dukej se gjërat ishin sqaruar dhe këngëtari morri përsëri faqen e tij, ‘plasi’ sërish. Bardhi ka humbur përsëri faqen e tij zyrtare të ‘Instagramit’.

Vetë Sara ka njoftuar se faqja e Bardhit është marrë sërish nga menaxheri i tij. Sara i bën thirrje ndjekësve të heqin nga “follow” Bardhin deri në një njoftim të dytë.

“Duke qenë se numri im ka qenë i lidhur me acc e Bardhit. Acc që po sulmohej ishte i tij. Menaxheri i tij e ka marrë sërish përpara një ore Instagramin e Bardhit duke e lënë 100% pa akses. Bardhi nuk e ka më Instagramin e tij. Në emër timin dhe të Bardhit ju lusim me keqardhje të hiqni të gjithë folloë nga Bardhi. Si shenjë të pakënaqësie nga të kësaj sjelljeje e totalisht të pamerituarndaj tij në këto momente kaq delikate të familjes sonë, ku Bardhit i duhet të punonte më shumë se kurrë. Nuk mendoj se mund të luhet kështu publikisht me një artist të këtij niveli, e as me psikologjinë e një djali i cili ka mjaftueshëm stress për rritjen e fëmijës së tij të parë. Shqetësimi që po na shkaktohet të dyve nga këta persona prej kohësh është i paimagjinueshëm. Sidomos mbi mua që jam më emocionale se normalisht. Ndërkohë vazhdon të sulmohet adresa ime,”-shkruan Sara.