Shabani: Jam i kënaqur me votat e mia, suksese atyre që kanë fituar
Ish-deputeti i PDK-së, Isak Shabani, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbi 8000 votat që mori në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke falënderuar votuesit për mbështetjen. Ai e vlerëson konkurrencën si të fortë dhe shpreson që ata që fituan të bëjnë punën e duhur. ‘’Mbi të gjitha unë jam shumë i kënaqur me votat

Ish-deputeti i PDK-së, Isak Shabani, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbi 8000 votat që mori në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke falënderuar votuesit për mbështetjen. Ai e vlerëson konkurrencën si të fortë dhe shpreson që ata që fituan të bëjnë punën e duhur.
‘’Mbi të gjitha unë jam shumë i kënaqur me votat të cilat i kam. Në dispozicion janë diku mbi 8000 votues që më kanë votuar, për këtë jam mirënjohës dhe përndryshe konkurrenca ka qenë e mirë, mbi të gjitha’’, tha Shabani për FrontOnline.
Në fund, ai u ka uruar suksese të gjithëve që arritën të fitojnë dhe ka shpresuar të arsyetojnë punën e tyre.
‘’Përkundër kësaj kam rreth 8000 vot jam shumë I kënaqur, u uroj shumë suksese të gjitha atyre që kanë fituar ,shpresoj ta arsyetojnë punën e tyre dhe u dëshiroj shumë suksese’’, tha Shabani.