Shala: PDK-ja dhe Bedri Hamza e ka fitoren më të lehtë me përkrahjen e madhe nga diaspora

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, kanë punuar intensivisht gjatë dy viteve të fundit për të sensibilizuar dhe informuar diasporën  mbi arritjet e PDK-së, programin e saj zgjedhor, si dhe përfaqësuesit e listës kandiduese. ‘’ Partia Demokratike

Shala: PDK-ja dhe Bedri Hamza e ka fitoren më të lehtë me përkrahjen e madhe nga diaspora


Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, kanë punuar intensivisht gjatë dy viteve të fundit për të sensibilizuar dhe informuar diasporën  mbi arritjet e PDK-së, programin e saj zgjedhor, si dhe përfaqësuesit e listës kandiduese.

‘’ Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryeministër Bedri Hamza kanë punuar intenzivisht tash e disa vite për sensibilizimin dhe informimin e drejtë parimor mbi të arriturat e Partisë Demokratike programin e ai elektoral me listën kandiduese  dhe me idetë për zhvillimin e vendit tonë që diaspora të jetë pjesë e Kosovës’’, tha Shala për FrontOnline.

Ai shtoi se është arritur të shpaloset programi i PDK-së në qendra të mëdha të diasporës, duke rritur mbështetjen për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, dhe duke theksuar se përkrahja e diasporës është më e fuqishme dhe më parimore se kurrë më parë.

Sipas Shalës, ky angazhim ka bërë që fitorja e PDK-së dhe e Hamzës të jenë më të lehta dhe më të sigurta, pasi mbështetja e diasporës është një faktor kyç për arritjen e një shumicë solide në zgjedhje.

‘’ Në këtë aspekt në kemi arritur të shpalosim programin  shumë qendra të mëdha dhe mazovizimi i përkrahësve të diasporës për kandidatin për kryeministër Bedri Hamza për Partinë Demokratike të Kosovë është si asnjëherë më parë , është shumë i fuqishëm, parimor gjë që na bën shumë më të lehtë fitoren e Partisë Demokratike dhe z.Hamza’’, deklaroi Shala.

Në lidhje me procesin zgjedhor, Shala shprehu besimin se institucionet e Kosovës do të realizojnë një proces të drejtë dhe të mbikëqyrur, duke pasur besim të plotë në organet e krijuara për monitorimin e zgjedhjeve dhe në respektimin e parimeve demokratike dhe ligjore

‘’ Ne i besojmë organeve të ndërtuara për monitorimin e procesit zgjedhor, ne i besojmë parimeve demokratike dhe ligjore dhe konsiderojmë se institucionet e Kosovës do të bëjnë një punë të mirë’’, përfundoi Shala.