Shaqiri, i kënaqur me lojën, por i dëshpëruar me eliminimin

Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri është shprehur i kënaqur me paraqitjen në Kopenhagë The post Shaqiri, i kënaqur me lojën, por i dëshpëruar me eliminimin appeared first on Albinfo.

Shaqiri, i kënaqur me lojën, por i dëshpëruar me eliminimin

Baseli nuk arriti të hyjë në grupet e Ligës së Kampionëve, pasi në “Play-off” u mposht nga Copenhageni 2:0, derisa takimi i parë në Zvicër kishte përfunduar 1:1.

Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri është shprehur i kënaqur me paraqitjen në Kopenhagë, transmeton albinfo.ch.

“Mendoj se jemi mbajtur mirë. Statistikat e thonë këtë po ashtu. Por nuk mund të sigurosh asgjë me statistika në futboll. Për fat të keq nuk ia dolëm të shënojmë gol, që do të ishte shumë i rëndësishëm. Jemi mbajtur mirë dhe detajet vendosën ndeshjen”, ka thënë Shaqiri.

“Në këtë nivel çdo gjë ndëshkohet rëndë. Është dëshpëruese. Është dashur t’ia dalim, por nuk e arritëm. Na duhen disa ditë për t’u kthyer dhe për të analizuar se çka shkoi mirë e çka keq. Por është një kampanjë e mirë edhe në Ligën e Evropës”, ka theksuar Shaqiri.

The post Shaqiri, i kënaqur me lojën, por i dëshpëruar me eliminimin appeared first on Albinfo.