‘SHBA dhe Europa, qasje të ndryshme ndaj luftës’/ Hoxhaj: Europa, e gatshme të mbështesë Ukrainën pa SHBA

Eksperti i diplomacisë, Andi Hoxhaj komentoi nga Londra zhvillimet në kuadrin gjeopolitik pas takimit të ndodhur ditën e djeshme në Shtëpinë e Bardhë mes Zelenskyt dhe Trump. Sipas tij, Europa është e gatshme të mbështes Ukrainën pa përkrahjen e SHBA. Hoxhaj u shpreh se SHBA dhe Europa kanë këndvështrime të ndryshme ndaj luftës dhe se [...]Read More...

‘SHBA dhe Europa, qasje të ndryshme ndaj luftës’/ Hoxhaj: Europa, e gatshme të mbështesë Ukrainën pa SHBA

Eksperti i diplomacisë, Andi Hoxhaj komentoi nga Londra zhvillimet në kuadrin gjeopolitik pas takimit të ndodhur ditën e djeshme në Shtëpinë e Bardhë mes Zelenskyt dhe Trump.

Sipas tij, Europa është e gatshme të mbështes Ukrainën pa përkrahjen e SHBA. Hoxhaj u shpreh se SHBA dhe Europa kanë këndvështrime të ndryshme ndaj luftës dhe se nëse Putin fiton, do të jetë shqetësuese për vendet e vogla.

“Ky samit ka ardhur urgjent për shkak të çfarë ndodhi dje. Londra dhe Parisi ishin të shqetësuar për këtë takim ndaj Starmer me Macron vizituan Shtëpinë e Bardhë për të trgeuar që ishin të gatshëm të paguanin çdo kosto. Dje nuk shkoi takimi siç pritej.

Çfarë pritet në orët në vijim është që BE pritet të thotë që kjo është lufta jonë dhe do të mbështesim 100 % Ukrainën, pastaj mbetet për tu parë nëse do ta mbështesin këtë vendet evropiane ose jo. Europianët e kanë mbështetur këtë gjë. Nga takimi i Trump me liderët botërore, i vetmi me tone pozitive ka qenë ai me Keir Starmer. Në radhë të parë duhet të kuptojmë për çfarë është lufta. SHBA dhe Europa kanë një qasje ndryshe.

Europa e sheh që lufta nuk i bën pjesë e gjeopolitikës së madhe të tyre. Trump mendon që lufta më e madhe duhet të jetë me Kinën dhe aty do flitet cilat do jenë polet më të mëdha. BE ka qasje ndyrshe. 33%  e vendeve në botë jetojnë në demokraci. Nëse Putin fiton kthehemi në luftat që kemi pasur në shekullin 19 prandaj kemi pasur tërë ato ligje që shtetet të mbroheshin dhe respektoheshin gjithmonë. Nëse Putin fiton, tregon që vendet  e mëdha mund të sundojnë vendet e vogla, kjo është shqetësuese edhe për Ballkanin. BE i ka kapacitetet për një luftë frontale me Rusinë.”, u shpreh Hoxhaj.

/ abcnews.al