​SHBA fillon largimin e stafit nga ambasada në Izrael

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur evakuimin e diplomatëve jo-thelbësorë dhe familjarëve të tyre nga ambasada amerikane në Izrael, teksa tensionet në rajon po përshkallëzohen. Lajmin e kanë konfirmuar për mediat amerikane dy zyrtarë të SHBA-së, të cilët bënë të ditur se disa diplomatë dhe familjet e tyre janë larguar nga vendi me një

​SHBA fillon largimin e stafit nga ambasada në Izrael

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur evakuimin e diplomatëve jo-thelbësorë dhe familjarëve të tyre nga ambasada amerikane në Izrael, teksa tensionet në rajon po përshkallëzohen.

Lajmin e kanë konfirmuar për mediat amerikane dy zyrtarë të SHBA-së, të cilët bënë të ditur se disa diplomatë dhe familjet e tyre janë larguar nga vendi me një aeroplan qeveritar, pasi kishin kërkuar vetë të evakuoheshin për arsye sigurie.

Ky evakuim ndodhi pak para se ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckbee, të bënte një njoftim publik në platformën X.

Ai njoftoi se ambasada amerikane po përgatit fluturime dhe anije për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve amerikanë, ndërsa situata në Izrael po përkeqësohet për shkak të intensifikimit të konfliktit ajror mes Izraelit dhe Iranit.