SHBA/ Gjykatësi në New Hampshire pezullon urdhrin e Trump për shtetësinë përmes lindjes
Një gjyqtar federal në New Hampshire tha të enjten se do të certifikojë një padi kolektive që përfshin të gjithë fëmijët që do të preken nga urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump që i jep fund të drejtës së shtetësisë sipas lindjes dhe do të lëshojë një urdhër paraprak që e bllokon atë. Gjykatësi Joseph [...]Read More...

Një gjyqtar federal në New Hampshire tha të enjten se do të certifikojë një padi kolektive që përfshin të gjithë fëmijët që do të preken nga urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump që i jep fund të drejtës së shtetësisë sipas lindjes dhe do të lëshojë një urdhër paraprak që e bllokon atë.
Gjykatësi Joseph LaPlante njoftoi vendimin e tij pas një seance dëgjimore që zgjati një orë dhe tha se do të pasojë një urdhër me shkrim, shkruan AP.
Urdhri do të përfshijë një ndalim shtatëditor për të lejuar apelimin, tha ai.
Urdhri i Presidentit Trump thotë se një fëmijë i lindur në Shtetet e Bashkuara nuk mund të marrë automatikisht shtetësinë, nëse nëna nuk ka status të ligjshëm emigracioni, ose nëse ndodhet në Amerikë me vizë, por vetëm përkohësisht, si dhe në rast se babai nuk është shtetas amerikan, ose banor i përhershëm.
Urdhri ndalon agjencitë amerikane të lëshojnë dokumente, që njohin si shtetas fëmijët e lindur nga prindër që nuk kanë statusin e duhur ligjor, apo të pranojnë dokumente nga shtete të veçanta amerikane që u njeh këtyre fëmijëve shtetësinë./abcnews.al