SHBA i vendos tarifa Zvicrës edhe për shufrat e arit

Zvicra është një qendër globale për tregtimin dhe përpunimin e arit. 61 miliardë dollarë u eksportuan në SHBA brenda një viti. Tani do të vendosen tarifa edhe për ari, trasnemton albinfo.ch. Sipas një raporti të 20 minute, SHBA-të po vendosin gjithashtu tarifa për shufrat e arit nga Zvicra. Preken shufrat prej një kilogrami dhe 100 […] The post SHBA i vendos tarifa Zvicrës edhe për shufrat e arit appeared first on Albinfo.

SHBA i vendos tarifa Zvicrës edhe për shufrat e arit

Zvicra është një qendër globale për tregtimin dhe përpunimin e arit. 61 miliardë dollarë u eksportuan në SHBA brenda një viti. Tani do të vendosen tarifa edhe për ari, trasnemton albinfo.ch.

Sipas një raporti të 20 minute, SHBA-të po vendosin gjithashtu tarifa për shufrat e arit nga Zvicra.

Preken shufrat prej një kilogrami dhe 100 ons.

Christoph Wild, president i Shoqatës Zvicerane të Prodhuesve dhe Tregtarëve të Metaleve të Çmuara, i tha gazetës se këto tarifa janë një “goditje e mëtejshme” për tregtinë zvicerane të arit me SHBA-në. Tarifa e arit do ta bënte më të vështirë përmbushjen e kërkesës për metalin e çmuar.

Siç raporton më tej Financial Times, Zvicra eksportoi 61.5 miliardë dollarë ar në SHBA nga korriku 2024 deri në qershor 2025. Kjo sasi ari tani do të pësonte një tarifë prej 24 miliardë dollarësh nëse zbatohen tarifat prej 39 përqind në fuqi që nga 7 gushti.

https://www.20min.ch/story/zoll-usa-zoll-auf-goldbaren-rueckschlag-fuer-die-schweiz-103394893

The post SHBA i vendos tarifa Zvicrës edhe për shufrat e arit appeared first on Albinfo.