SHBA përgatitet për luftë? Ngrihen bombarduesit amerikanë, të vetmit që shkatërrojnë objektet bërthamore

Avionët bombardues amerikanë të tipit B-2 Stealth , të njohur për aftësinë e tyre për të lëshuar bomba të mëdha me peshe mbi 10 tone që depërtojnë në bunkerë dhe të afta të shkatërrojnë objekte bërthamore nëntokësore si ai i Iranit në Fordo, janë nisur këtë te shtunë drejt Guamit në Oqeanin Paqësor. Lëvizja e [...]Read More...

SHBA përgatitet për luftë? Ngrihen bombarduesit amerikanë, të vetmit që shkatërrojnë objektet bërthamore

Avionët bombardues amerikanë të tipit B-2 Stealth , të njohur për aftësinë e tyre për të lëshuar bomba të mëdha me peshe mbi 10 tone që depërtojnë në bunkerë dhe të afta të shkatërrojnë objekte bërthamore nëntokësore si ai i Iranit në Fordo, janë nisur këtë te shtunë drejt Guamit në Oqeanin Paqësor.

Lëvizja e tyre është zbuluar nga sistemet e ndjekjes së fluturimeve në burime të hapura, duke ngritur spekulime për një përgatitje të mundshme të një goditjeje amerikane mbi objektivin iranian.

Sipas gazetës Haaretz, nga baza ajrore Whiteman në Missouri janë ngritur 2 deri 4 bombardues B-2, të shoqëruar nga 6 avionë furnizues me karburant, me destinacion bazën detare amerikane në Guam. Ende mbetet e paqartë nëse ata do të vazhdojnë më tej drejt Diego Garcias, ishulli në Oqeanin Indian që shërben si bazë ushtarake amerikano-britanike dhe ndodhet vetëm 3,500 kilometra larg Iranit.

Diego Garcia konsiderohet një pikë strategjike për operacione në Lindjen e Mesme. Në mars, Pentagoni kishte dislokuar në këtë bazë gjashtë avionë B-2 për fushatën njëmujore të bombardimeve në Jemen dhe si sinjal ndëshkimi ndaj Iranit, në një kohë tensionesh dhe bisedimesh për programin bërthamor iranian.

B-2 mbetet I vetmi avion që mund të bartë bombat e mëdha shkaterruese , të cilat nevojiten për të goditur objektin bërthamor në Fordo – një objekt i ndërtuar thellë nën një mal, rreth 30 km nga qyteti i Qomit.

Sipas The Times, për një sulm nga Diego Garcia do të nevojitej miratimi i Britanisë, pasi ishulli është nën sovranitetin britanik. Por, nëse bombarduesit nisen nga Guam, nuk ka nevojë për një leje të tillë. Guam ndodhet rreth 12,800 kilometra larg objektivit në Fordo.

Presidenti Donald Trump ka deklaruar të enjten se brenda dy javëve do të vendosë nëse SHBA do të ndërmarrë një sulm ndaj Iranit. Administrata e tij ka dhënë sinjale të përziera, duke lëkundur mes diplomacisë dhe kërcënimeve për eliminimin e Liderit Suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

/abcnews.al/