SHBA sanksione Moskës? Sekretari i Thesarit: Presidenti Trump vendos këtë javë

Presidenti Amerikan Donald Trump ka humbur durimin me presidentin Rus Vladimir Putin dhe Washingtoni do të marrë një vendim për vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Moskës brenda kësaj jave. Scott Bessent, Sekretari i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri këtë deklaratë në një intervistë për Fox News ku u shpreh se Vladimit Putin [...]Read More...

SHBA sanksione Moskës? Sekretari i Thesarit: Presidenti Trump vendos këtë javë

Presidenti Amerikan Donald Trump ka humbur durimin me presidentin Rus Vladimir Putin dhe Washingtoni do të marrë një vendim për vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Moskës brenda kësaj jave. Scott Bessent, Sekretari i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri këtë deklaratë në një intervistë për Fox News ku u shpreh se Vladimit Putin ka vepruar në kundrështim me zotimet e tij per arritjen e paqes, pasi ka intensifikuar bombardimet në Ukrainë.

“Ai ka rritur në mënyrë të neveritshme fushatën e bombardimeve kundër Ukrainës. Presidenti Trump po shqyrton në mënyrë serioze të gjitha opsionet që ka në tryezë dhe do të ketë një vendim brenda kësaj jave brenda administratës tone.”

Pas takimit që mbajti në Alaska të Shteteve të Bashkuara me presidentin Rus Vladimir Putin në 15 Gusht, Presidenit Amerikan Donald Trump kishte deklaruar se do të kishte një afat dy javor për Moskën për tv parë nëse ajo ishte vërtet e interesuar në negociata paqeje.  Ky afat I vendosur nga Presidenti Amerikan përfundoi të hënën e 1 shtatorit.

Donald Trump I cili ishte zotuar në fushatën presidenciale të viti të shkuar se do ti jepte fund luftës në Ukrainë nuk ka arritur dot të përmbush zotimin e tij prej më shumë se 8 muajsh.

Kreu I Shtëpisë së Bardhë I cili vazhdimisht ka kërcënuar Moskën me sanksione për ti dhënë fund luftës në Europën Lindore e ka quajtur Luftën Rusi – Ukrainë një luftë të trashëguar dhe ka thënë se ky konflikt në Europën Lindore nuk do të kishte nisur kurrë nëse ai do të ishte në pushtet./abcnews.al