SHBA, sulm në ujërat venezueliane/ Godet anijen, Trump: Godasim kartelët, po sillte drogë drejt SHBA
Ushtria amerikane sulmoi këtë të martë një anije që ishte nisur nga Venezuela dhe po transportone drogë në vende të tjera të Karaibeve, drogë kjo e cila si destinacion final kishte Shtetet e Bashkuara. Lajmi u dha nga Presidenti Amerikan Donald Trump në konferencën e tij për shtyp ku Kreu I Shtëpisë së Bardhë tha [...]Read More...

Ushtria amerikane sulmoi këtë të martë një anije që ishte nisur nga Venezuela dhe po transportone drogë në vende të tjera të Karaibeve, drogë kjo e cila si destinacion final kishte Shtetet e Bashkuara.
Lajmi u dha nga Presidenti Amerikan Donald Trump në konferencën e tij për shtyp ku Kreu I Shtëpisë së Bardhë tha se: “Ne sapo qëlluam një anije që transportonte drogë. Kishte shumë drogë në atë anije. Dhe ky është vetëm fillimi, pasi shumë drogë ka kohë që hyn në vendin tonë nga Venezuela.”
Presidenti Amerikan tha se Pentagoni do të jepte më shumë detaje mbi operacionin. Ushtria Amerikane nuk ka dhënë ende një koment zyrtar mbi mënyrën si u krye Sulmi. Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar as nga Venezuela dhe qeveria e Presidentit Nicolas Maduro.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se anija që u godit drejtohej nga një grup trafikantësh droge, të cilin Uashingtoni e ka shpallur organizatë terroriste. “Ushtria amerikane kreu një sulm vdekjeprurës në Karaibet jugore kundër një anijeje të ngarkuar me drogë që kishte nisur nga Venezuela,” shkroi Rubio në platformën X, pa dhënë detaje nese kishe viktima.
Në rajonin e Amerikes Latine ndodhen tashmë shtatë luftanije amerikane dhe një nëndetëse bërthamore, me mbi 4.500 marinsa dhe marinare Amerikan. Perves ketye anijeve dhe nendeteses berthamore, Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane ngritur mbi zone edhe avione te zbulimit P8.
Goditja e ushtrise Amerikane ndaj nje anije qe transportonte droge nga Venezuela vjen si pjese e ofesnsives se Administrates se Donald Trump per te goditur kartelet e droges ne Karaibe dhe Ameriken Latine. / ABCNEWS.AL /