SHBA, tarifa Kanadasë dhe Meksikës/ Trump: Nga 1 shkurti tarifa 25 përqind, nuk është vendosur për naftën
Donald Trump është i vendosur t’i shkojë deri në fund qëllimeve të tij për të riformësuar qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj shteteve të tjera. Nga Zyra ovale e Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Amerikan deklari se tarifat prej 25% ndaj mallrave që vijnë nga Meksika dhe Kanadaja do të hyjnë në fuqi që prej të [...]Read More...

Donald Trump është i vendosur t’i shkojë deri në fund qëllimeve të tij për të riformësuar qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj shteteve të tjera. Nga Zyra ovale e Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Amerikan deklari se tarifat prej 25% ndaj mallrave që vijnë nga Meksika dhe Kanadaja do të hyjnë në fuqi që prej të shtunes së një shkurtit. Trump tha se akoma nuk është vendosur nëse këto tarifa do të prekin edhe eksportet e naftës ndërsa shtoi se në fuqi së shpejti do të hyjnë edhe tarifat prej 10% për Kinën.
“Ne do të vendosim këto tarifa tregtare ndaj Kinës dhe Meksikës për një sere arsyesh. Numri një lidhet me emigracionin e paligjshëm, ata po hedhin emigrantë drejt nesh. Numri dy lidhet me drogërat që vijnë nga këto shtete dhe vrasin amerikanët. Arsyeja e tretë lidhet me deficitin tregtar, ne po iu japim atyre subvencione të paarsyeshme. Këto tarifa mund të rriten me kalimin e kohës. Tarifat për Kanadanë dhe Meksikën do të hyjnë në fuqi nga e shtuna e 1 Shkurtit. Ndërkohë nuk kemi vendosur nëse pjesë e këtyre tarifave do të jetë edhe nafta. Së shpejti do të hyjnë në fuqi edhe tarifat prej 10% për mallrat që vijnë nga Kina, ata po sjellin fentalin pa kriter në vendin tone.”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin 50% të naftës së papërpunuar nga Kanadaja dhe 11% nga Meksika. Trump foli edhe mbi të drejtën e shtetësisë për emigrantët e paligjshëm dhe personat me vizë turistike që lindin fëmijët e tyre në SHBA dhe më pas marrin nënshtetësinë duke thëne se diçka e tillë do të shfuqizohet.
“Shikoni e drejta për nënshtetësi për fëmijët që lindin në SHBA u vendos fillimisht për fëmijët e skllevërve. Ishte diçka fisnike megjithatë kjo bëri që e gjithë bota të vinte këtu dhe ata të lindnin fëmijet e tyre këtu. Janë njerës të pakualifikaur që lindin fëmijë të pakualifikuar. Ishte menduar fillimisht për skllevërit dhe jo për të gjithë botën. Ne do të fitojmë në gjykatën e lattë dhe do ta heqim nënshtetësinë nga lindja. Jemi i vetmi vend në botë ku ndodh diçka e tillë.”
Teksa u pyet mbi deklaratat e tij për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza dhe dërgimit të tyre në Egjipt dhe Jordani, vende këto që kanë refuzuar diçka të tillë Trump u shpreh se këto dy vende do të pranojnë të marrin palestinezët në territoret e tyre .
“Ata do ta bëjnë dicka të tillë. Ata thjesht do ta bëjnë, do ti marrin palestinezët. Ne kemi bërë shumë për ta dhe ata do ta bëjnë diçka të tillë.”
Trump u shpreh fillimisht se do të zhvendosje popullsinë prej 2.3 milonë banorësh nga Rripi i Gazës për të lejuar enklavën palestineze që të pastrohet nga gjithçka që lufta ka shkaktuar. Mbetet ende e paqartë nëse dicka e tillë nënkupton një spastrim etnik dhe dhënie të këtij territori ndaj Izraelit./abcnews.al