Shefi i OKB i shqetësuar: Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, pasoja për sigurinë ndërkombëtare
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se mund të ketë pasoja të mëdha nëse luftimet midis Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen. Në një deklaratë zyrtare Guterres është shprehur shumë i shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme. “Mbetem thellësisht i alarmuar nga përshkallëzimi i vazhdueshëm ushtarak në Lindjen e [...]Read More...

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se mund të ketë pasoja të mëdha nëse luftimet midis Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen.
Në një deklaratë zyrtare Guterres është shprehur shumë i shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme.
“Mbetem thellësisht i alarmuar nga përshkallëzimi i vazhdueshëm ushtarak në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Iranit”, tha ai.
Shefi i OKB-së përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm, duke shtuar se çdo “ndërhyrje e mëtejshme ushtarake mund të ketë pasoja të mëdha për të gjithë rajonin dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi.
Guterres u bën thirrje shteteve anëtare të OKB-së që të zbatojnë plotësisht Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, duke thënë se diplomacia është mënyra më e mirë për të adresuar çështjet e sigurisë në rajon.
/abcnews.al/