Shehu: Bora e parë në Gjeravicë, rruga Junik–Gjeravicë e hapur dhe plotësisht e kalueshme!
Bora e parë mbulon bjeshkët e Gjeravicës, Komuna e Junikut mobilizohet për pastrimin e rrugëve Bora e parë e këtij viti ka zbardhur bjeshkët e Gjeravicës, duke sjellë atmosferën e vërtetë dimërore në Junik. Menjëherë pas reshjeve, Komuna e Junikut ka ndërmarrë masa të shpejta duke mobilizuar ekipet në terren për të siguruar kalueshmërinë e […]

Bora e parë mbulon bjeshkët e Gjeravicës, Komuna e Junikut mobilizohet për pastrimin e rrugëve
Bora e parë e këtij viti ka zbardhur bjeshkët e Gjeravicës, duke sjellë atmosferën e vërtetë dimërore në Junik. Menjëherë pas reshjeve, Komuna e Junikut ka ndërmarrë masa të shpejta duke mobilizuar ekipet në terren për të siguruar kalueshmërinë e rrugës Junik–Gjeravicë.
Sipas njoftimit të kryetarit Ruzhdi Shehu, rruga tashmë është plotësisht e hapur dhe e sigurt për qarkullim. Megjithatë, ai ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë vozitjes, për shkak të kushteve të motit që mund të jenë të vështira në këtë periudhë.
Atmosfera dimërore në Junik tashmë ka nisur, ndërsa vizitorët dhe qytetarët janë të ftuar të shijojnë bukurinë e bjeshkëve të mbuluara nga bora, duke respektuar gjithmonë rregullat e sigurisë në rrugë.
Statusi i plotë:
Të dashur junikas,
Bora e parë e këtij viti tanimë ka filluar që të mbuloj bjeshkët e Gjeravicës. Komuna e Junikut menjëherë ka mobilizuar ekipet e saj në terren për të pastruar rrugën Junik-Gjeravicë e cila tashmë është e kalueshme plotësisht.
Megjithatë ju bëjmë apel të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
R.Sh