Shehu: Mërgata është gjysma e zemrës së Junikut, fitorja po konfirmohet pa balotazh deri tani janë 700 vota

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka falënderuar mërgatën junikase për mbështetjen e madhe që po i jep fushatës së tij, duke theksuar se vota e tyre është vendimtare për fitoren e LDK-së në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, shkruan Gazeta Projekti. Në një postim në rrjete sociale, Shehu […]

Shehu: Mërgata është gjysma e zemrës së Junikut, fitorja po konfirmohet pa balotazh deri tani janë 700 vota

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka falënderuar mërgatën junikase për mbështetjen e madhe që po i jep fushatës së tij, duke theksuar se vota e tyre është vendimtare për fitoren e LDK-së në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, shkruan Gazeta Projekti.

Në një postim në rrjete sociale, Shehu ka bërë të ditur se, sipas të dhënave nga terreni, nga 1,407 votues të regjistruar nga mërgata, rreth 700 prej tyre kanë votuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Mërgata është gjysma e zemrës së Junikut, prandaj vota juaj është e domosdoshme për të vendosur mbi fatin e Junikut në 4 vitet e ardhshme”, ka theksuar Shehu.

Ai ka ftuar të gjithë mërgimtarët që ende nuk kanë votuar, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, duke shtuar se vetëm përmes pjesëmarrjes së lartë të mërgatës fitorja e LDK-së mund të konfirmohet pa balotazh.

“Të gjithë mërgimtarët që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues me postë, i ftojmë që më 12 tetor të vijnë në Junik dhe të japin votën e tyre. Kontributi juaj për Junikun është thelbësor ndoshta më shumë se kurrë më parë,” ka shtuar ai.

Ai gjithashtu i ka ftuar mërgimtarët që nuk janë regjistruar për të votuar me postë, që të udhëtojnë drejt Junikut më 12 tetor dhe të votojnë personalisht në vendlindje.

Shehu e ka mbyllur mesazhin e tij me thirrjen:

“Vazhdojmë +4, pa balotazh!”