Shembet ura në Peru, konfirmohen 2 viktima dhe 41 të plagosur

Një urë në veri të Perusë është shembur duke shkaktuar 2 viktima dhe 41 të plagosur. Në momentin e shembjes, në urë ndodheshin një autobus dhe një mjet tjetër. Autobusi, me të paktën 50 pasagjerë, po udhëtonte drejt qytetit bregdetar të Chibote-s. Shoferi dhe një pasagjer u nxorën të vdekur nga rrënojat e autobusit, ndërsa [...]Read More...

Shembet ura në Peru, konfirmohen 2 viktima dhe 41 të plagosur

Një urë në veri të Perusë është shembur duke shkaktuar 2 viktima dhe 41 të plagosur. Në momentin e shembjes, në urë ndodheshin një autobus dhe një mjet tjetër. Autobusi, me të paktën 50 pasagjerë, po udhëtonte drejt qytetit bregdetar të Chibote-s.

Shoferi dhe një pasagjer u nxorën të vdekur nga rrënojat e autobusit, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim.

Në operacionet e shpëtimit u përfshinë 50 oficerë policie dhe 100 zjarrfikës.

Sipas autoriteteve, shembja e urës ndodhi për shkak të një defekti strukturor në shtyllën qendrore të saj, e cila është 60 metra e gjatë.

/ abcnews.al