Shfaqet një grafit i ri me mbishkrimin “Kryeministër Hajvan”
Një grafit i ri me mbishkrimin “Kryeministër Hajvan” është shkruar murin e rreth rrotullimit në Lakrishtë. Grafiti u pa mëngjesin e sotëm, veç një ditë pasi një i tillë u fshi nga ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ai ishte fshirë pasdite nga disa aktivistë të Vetëvendosjes. Shprehja “hajvan” ishte përdorur nga kryeministri

Një grafit i ri me mbishkrimin “Kryeministër Hajvan” është shkruar murin e rreth rrotullimit në Lakrishtë.
Grafiti u pa mëngjesin e sotëm, veç një ditë pasi një i tillë u fshi nga ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ai ishte fshirë pasdite nga disa aktivistë të Vetëvendosjes.
Shprehja “hajvan” ishte përdorur nga kryeministri Albin Kurti më 9 shkurt, gjegjësisht në ditën e zgjedhjeve parlamentare.
Ai me këto fjalë iu drejtua atë natë opozitës.
“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…“, deklaronte ai.