Pas shiut, disa kantone zbusin ndalimin e zjarrit

Për shkak të shirave të fundit që ranë në Zvicër, disa kantone kanë lehtësuar ndalimet e tyre të zjarrit që ishin vendopsur më heret, në kushtet e thatësisë së madhe. Kështu, në kantonet Zug, Thurgau dhe Appenzell Ausserrhoden, nuk ka më një ndalim absolut të zjarrit.
Megjithatë, ndezja e zjarreve në ose pranë pyjeve mbetet e ndaluar pothuajse kudo, njoftuan kantonet në fjalë.
Në kantonin e Bernës, ndalimi është lehtësuar vetëm në rajone të caktuara administrative.
Masat janë hequr plotësisht në kantonin e Ticinos – atje nuk ka më asnjë ndalim për ndezjen e zjarrit.
Megjithatë, sipas qeverisë federale, rreziku i zjarreve në pyje mbetet i lartë në shumë kantone.
The post Pas shiut, disa kantone zbusin ndalimin e zjarrit appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



